Fushata politike sfidon Covid në Kosovë
Liderët partiakë me krenari i postojnë në rrjetet sociale videot dhe fotografitë e fushatave zgjedhore të cilët duke treguar në këtë mënyrë përkrahjen e qytetarëve që kanë për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Nuk e kanë problem që po shkelin me të dyja këmbët ligjin për parandalimin e përhapjes së covid-19, shumica e të cilëve kanë qenë deputetë dhe e kanë miratuar vetë. Kjo po irriton shumë qytetarë të cilët kanë frikë se pas zgjedhjeve numri i të infektuarve do të rritet aq shumë saqë nuk do të ketë as shtretër për të pranuar pacientët.
Një shqetësim të tillë e kanë shprehur edhe shumë infektologë. Ka reaguar edhe ambasada britanike në Kosovë e cila ka kritikat ndaj partive politike i ka shoqëruar me publikimin e disa fotografive nëpër fushata.
“Me miq dhe familjarët tanë të izoluar në Mbretërinë e Bashkuar e dimë se e gjithë kjo pandemi nuk ka përfunduar dhe nuk duam të shohim të njëjtën gjendje sërish për miqtë tanë në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por janë shqetësuese fotografitë që i kemi parë në turma dhe tubime pa distancë sociale. U kërkojmë të gjitha partive dhe përkrahësve të tyre tu përmbahen masave antiCovid”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.
Premtim kryesor i partive politike gjatë fushatës është rimëkëmbja ekonomike, ndërsa përkrahësit të cilët i rrezikojnë nëpër tubime u premtojnë gjatë qeverisjes së tyre vaksina antiCovid për shumicën e popullatës.
Fraksion.com