COVID i merr jetën në moshë të re zyrtarit të LSI; Xhixho: Më trishtove shumë mik i mirë
Sot ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga themeluesit e LRI, Amarildo Mekollari, i cili ishte infektuar me COVID.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, e cila në një reagim në “facebook”, Xhixho njofton se ai ka vdekur nga COVID.
“Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë. Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu. Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet. Do na mungosh shumë. Ngushellime Betës dhe familjes”, shkruan ajo.
Kujtojmë se kjo e premte ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja ditore. 1089 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, një ndër shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë, në shifra qetësuese mbetet edhe numri i viktimave, ku sot kanë humbur jetën 15 qytetarë, të moshave 34 -86 vjeç. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 4270 testime.
Fraksion.com