AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj zbulon bisedën me Ramën dhe pengun e kryeministrit, në 11 vite si kryebashkiak i Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar një bisedë të tij me kryeministrin Rama, ndërsa po fliste për projektin e Piramidës.

Veliaj thtoë se e ka pyetur Ramën për pengun më të madh që ka pasur si kryebashkiak i Tiranës në 11 vite.

Sipas tij, fjala e parë që i tha Rama ishte Piramida. Pikërisht sot nis zbatimi i projektit të ‘rijetëzimit’ të Piramidës së Tiranës, teksa Veliaj premtoi se mbaron në 2023.

“I thashë Edi cila është gjëja që të ka ngelur peng. Fjala e parë ishte Piramida. Nuk ka qenë vetëm peng i Edit, por i kujtdo, kujtdo që ka qenë pjesë e Tiranës, është rritur me të, apo ka rrëshkitur këtu tek Piramida.

Projekti fitues është nga Holanda, na duhen dhe financat përvec saj. Në këtë bashkëpunim tashmë, kemi mundësuar gjithë financimin për një punë 2-vjeçare, për rijetësimin e Piramidës që do jetë qendra më e madhe dixhitale në Ballkan. Në pamundësi për një event të madh, duhet të shtyjmë festën e madhe afër fundit.

Duam ta kthejmë në një ekosistem dixhital, jo vetëm mësimin, start-up, apo kompanitë teknologjike.”- tha Veliaj.

 

Fraksion.com