AktualitetPolitikëTë fundit

“Skeç virtual”: Rama për kompjuterat e PD: Zgjidhni të qeshni apo të qani, në respekt të…

Ashtu sikurse ish-kryeministri Sali Berisha në vitin 2005, edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ripërsëriti një ditë më parë të të njëjtin premtim në prezantimin e programit për arsimin duke theksuar se në çdo familje do të ketë të paktën një kompjuter në shtëpi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga deklarata e Bashës gjatë prezantimit dje të programit për arsimin ndërsa rikujton edhe premtimin e Berishës 16 vite më parë.

“MIRËMËNGJES , dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur.  Në respekt të së Drejtës së Autorit, sqaroj se ky skeç virtual është marrë nga një faqe e quajtur DNSH”, shprehet Rama krahas videos.

Një ditë më parë, Basha premtoi për pajisjen me kompjuterë për çdo shqiptar brenda 4 viteve të ardhshme, një premtim ky edhe i ish-kreut të PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berishës 16 vite më parë.

“Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën një tablet, leptop ose një kompjuter në shtëpi”, tha Basha dje në prezantimin e programit.

“Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter, nuk po them pentium 4 por pentium 3 dhe pentium 2 me 100%”, shprehej Berisha.

Pajisja me laptop-ë, kompjuterë apo me të paktën një tablet për çdo familje, ishte një prej pikave të programit të arsimit të prezantuar nga Basha.

 

Fraksion.com