Mirditë, shkëmbi bie në oborrin e shtëpisë, nuk ka persona të lënduar
Pesë anëtarë të familjes Lesi në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë shpëtuan për mrekulli, pasi një shkëmb i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra fare pranë banesës së tyre.
Ngjarja ndodhi gjatë natës dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi guri i përmasave të mëdha ndaloj pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.
Në momentin e ngjarjes pjesataret e familjes Lesi kanë qenë në gjumë, por duke qenë se guri ka rënë nga një distancë prej disa metrash tronditja dhe zhurma e shkaktuar ka qenë mjaft e fortë.
Kryefamiljari Preng Lesi ka nisur vetë punën për copëtimin e gurit me mjete rrethanore me qëllim largimin nga oborri i banesës së tij.
Një një shkëmb i përmasave të mëdha ra dhe në rrugën Rubik-Katund i Vjetër, duke bllokuar për disa ore lëvizjen e mjeteve drejt këtij fshati turistike.
Për largimin e shkëmbit nga rruga u angazhun punëtore e mjete të Bashkisë Mirditë dhe pas disa oresh u bë e mundur hapja e këtij segmenti rrugor.
Fenomoni i rrëshqitjes së gurëve është shfaqur frikshem në zonen e Katundit të Vjetër pas reshjeve të fundit të shiut, pasi më parë nuk ka pasur situata të ngjashme.
Fraksion.com