Basha: Trekëndëshi universitet-treg-qeveri, domosdoshmëri për politika të suksesshme
“Do të financojmë 100 % tarifat për 90 % të studentëve”, deklaroi sot kryetari i PD, Lulzim Basha një ditë pas prezantimit të programit për Arsimin “Shqipëria Fiton” gjatë një takimi me pedagogë dhe studentë, për të treguar efektet e planit të tij të angazhimeve.
Basha tha se “programi ynë “Shqipëria fiton arsimin” një plan pune për qeverinë e nesërme. Të vetëdijshëm për nevojat e realitetit ekonomik. Ne mund të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për rininë. Falë teknologjisë të rinjtë tanë mund të bëjnë punë të mirëpaguara që nga Shqipëria. Trekëndëshi universitet-treg-qeveri domosdoshmëri për politika të suksesshme”
“Nuk duhet të lëmë asnjë të ri pa mundësinë për të studiuar. Do të financojmë 100% të tarifave për 90 % të studentëve. Do të financojmë infrastrukturën universitare për programe që punësojnë. Do të jemi në gjendje të thithim investime të huaja dhe punësim me paga të larta sepse kemi një rini shumë të suksesshme. T’i japim rinisë mekanizmat që këtë sukses ta gjejë edhe në Shqipëri”, tha Basha.
Ai tha se “ne do të marrim atë që nuk e kemi marrë: investime të huaja direkte dhe punë me rroga të larta. Kështu i shërbejmë ndaljes së emigracionit të rinisë. Qeveria duhet të ndajë me investitorët barrën financiare të trajnimit të burimeve njerëzore.
“Pas 25 prillit, qeveria do të nisë të bëjë punën, që kjo qeveri nuk po e bën. Më 25 prill, një ndryshim total i kursit. Më 25 prill fiton çdo shqiptar që synon të ndërtojë jetën mbi bazën e aftësive të tij. Me programin tonë “Shqipëria fiton arsimin”, ne synojmë tre objektiva kryesore: Objektivi i parë, sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Ne nuk duhet të lëmë asnjë bijë apo bir shqiptari të mbetet pa mundësin për të ndjekur universitetin apo kualifikimin profesional në institucionet e arsimit të lartë për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes. Kjo është e para. Dhe për këtë arsye në planin tonë ne kemi rezervuar mjaftueshëm financash për të subvencionuar deri në masën 100 % ata që vijnë nga familje me të ardhura nën minimumin jetik. Së dyti, do të thotë që në të gjithë rrafshin universitar, ne do të mbështesim dhe të nxisim krijimin apo aty ku ekziston fuqizimin e infrastrukturës për trajnimin dual. Laboratorë si ky që thatë, ky duket shumë i mirë shumë i këndshëm mund të ishte kudo, mund të ishte në Hollandë, mund të ishte në Gjermani, mund të ishte edhe në Slloveni dhe Kroaci, por është në Shqipëri po këtu nuk ka ardhur asnjë qindarkë e shtetit shqiptar”, tha Basha.
Fraksion.com