AktualitetTë fundit

Udhëtoi nga Rinasi në Gjermani; 22-vjeçarja identifikohet me variantin britanik të Covid-19

Mediat gjermane kanë raportuar se në qytetin e Hochtaunus është raportuar rasti i parë me variantin britanik të Covid-19.

Varianti është identifikuar te një 22-vjeçare e cila u kthye nga Shqipëria dhe shfaqi simptoma të lehta të Covid-19, por në fakt ajo ka rezultuar e infektuar me mutacionin B117.

Si një masë paraprake, më pas u krye një sekuencë gjithëpërfshirëse e mostrës laboratorike dhe arriti të identifikohet mutacioni.

E reja po mbahet në karantinë, tha departamenti i shëndetësisë, ndërkohë që ka filluar gjurmimi i kontakteve të njerëzve të infektuar apo që kanë pasur kontakt me 22 vjeçaren.

Pavarësisht se në vendet fqinjë janë identifikuar raste me variantin e ri britanik, në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

 

Fraksion.com