AktualitetTë fundit

Si u ndoq viktima Shkëlzen Kastrati/ Hetimet e para e konsiderojnë atentat tipik mafioz

Policia kriminale, vrasjen e Shkëlzen Kastratit e ka konsideruar një atentat tipik mafioz, për shkak të dinamikës së ngjarjes.

Burime të Top Channel nga policia tregojnë, se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorët e kanë ndjekur makinën për disa minuta dhe i kanë shkuar paralel, nga dhe ku viktima është qëlluar.

Të njëjtat burime shtojnë se viktima u qëllua me breshëri, por mori vetëm dy plumba, një në pjesën e qafës dhe një në pjesën e kokës.

Dyshimet janë, që në automjetin range rover të vrasësve, kanë qenë tre persona.

Automjeti range rover, u dogj pak minuta pas atentatit, brenda të cilit u gjend një armë tip Scorpions, por edhe një palë targa. Sipas verifikimeve të policisë, targat rezultojnë të vjedhura në Tiranë, në datën 20 qershor të vitit të kaluar dhe i përkasin një mjeti tip Ford.

Ndërkaq, arma tip automatik, është dërguar që prej së martës në laboratorin e policisë shkencore për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor, thonë  se vrasja është një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klement Kastratin. Ky i fundit në vitin 2016 ra preh e një atentati, ku mbeti i plagosur së bashku me një person tjetër. Ndërkohë i vrarë mbeti një shtetas nga Patosi.

Pista kryesore e hetimit, është përplasja që fisi Kastrati kanë me një tjetër fis.
Përplasjet e tyre, rezultojnë mbi 20 vjeçare, ndërsa ekzekutimi i Shkëlzenit, ishte vrasja e katërt që ndodh në fisin e tyre.

Burime të policisë, thonë që zbardhja e ngjarjes do të marrë kohë për shkak se autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

 

Fraksion.com