AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama takon Lulzim Bashën në Shijak”; Batuta: Nuk flenë të gjithë gjumë

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Shijak në një kantier të ndërtimi të një lagje të re. Ai ka qenë i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ku të dy nuk i kanë kursyer ironitë për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Rama thumboi kryedemokratin duke theksuar se ai është punonjësi më i mirë pasi jo të gjithë ata që kanë emrin Lulzim Basha flenë gjumë.

“Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale”, thotë Rama.

Elton Arbana: Kemi ndërtuar kopshtin numër 1 në Shijak, që është edhe me drekë. Të gjithë qytetarët, para se të hyjnë në shtëpinë e re, trajtohen me bonus qiraje. Shkolla brenda muajit shkurt do të përfundojë. Punimet kanë zgjatur pak më shumë, sepse punimet nisën më vonë se ambientet e tjera shkollore. Kemi ndërtuar shkollën “Lidhja e Prizrenit”, që tashmë do ketë kapacitete më të mëdha.

Puna vazhdon edhe me shtëpitë individuale. Kemi përfunduar rreth 450 shtëpi, ndërsa brenda shkurtit do përfundojnë të gjitha. Vetëm në një lagje, rreth 20 objekte individuale kanë përfunduar.

Arben Ahmetaj: Shijaku rikrijohet, jo thjesht rindërtohet,. Qyteti merr një tjetër pamje, edhe nga pikëpamja urbanistike. Me infrastrukturën kemi ecur shumë shpejt, që t’i hapim rrugë ndërtimit të banesave kolektive.

Elton Arbana: I punësuari më i fundit është Lulzim Basha, që ka një manivrator. Është punëtori më i mirë që kemi.

Edi Rama: Punëtori më i mirë që keni? Epo, tani nuk do jenë të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, do ketë edhe nga ata që punojnë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Shijak – Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale😍

#PunëJoGjumë

#SkaKohëPërPushim

 

Fraksion.com