“I hoqën zemrën në spitalin e Spanjës”; Prokuroria e Tiranës letërporosi spanjollëve: Të gjendet shkaku pse mungon zemra
Së fundmi prokuroria shqiptare ka nisur një letërporosi për autoritetet spanjolle ku kërkojnë të gjendet shkaku pse mungon zemra e 33-vjeçarit të quajtur Saimir Sula, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë, ndërsa ka mbërritur në Shqipëri pa organin e zemrës.
Në këtë letëprorosi për autoritetet spanjolle, Prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa.
Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane, u kërkon autoriteteve të Drejtësisë Spanjolle, dhënien e ndihmës juridike për veprën penale te “Shitblerja e paligjshme e organeve”.
Mësohet se kallëzimi penal është bërë nga halla e të ndjerit, M. Sula. Kjo e fundit është njoftuar nga e motra e Saimir Sulës, Majlina Sula më datë 09.05.2020 duke i thënë se vëllai i saj ka ndërruar jetë në spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
Letërporosia e Prokurorisë së Tiranës:
Baza ligjore dhe ndihma e kërkuar Persa me siper, mbeshtetur ne nenin 509/1,2 te Kodit te Procedures Penale te Republikes se Shqiperise dhe nenin 15 te Konventes Evropiane “Per ndihme te ndersjellte juridike ne fushen penale”, ne interest e procedimit penal Nr 6607, date 09.10.2020, te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, bazuar ne Parimin e Reciprocitetit dhe Vullnetin te mire te autoriteteve gjyqesore te Republikes se Spanjes, te procedoje me venie ne dispozicion te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane , te akteve te meposhtme ;
- Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/perfundimtar i bere nga Autoritetet Spanjolle, per te ndjerin Saimir Sula, ne te cilin eshte pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
- Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te ketij pacineti?
- Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.
- Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjensen e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mjekimin e marre etj, si dhe cdo te dhene tjeter ne lidhje me pacientin Saimir Sula.
- Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).
- Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre prane Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.
- Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.
- Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?
- Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?
- Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi. Theksojme se aktet dhe provat qe do te gumbullohen nga Autoritetet Spanjolle te na dergohen origjinale, nese ligji i autoritetit Spanjoll e lejon te jene origjinale ose fotokopje te vertetuara me orgjinalin. Prokuroria e prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ju siguron autoriteteve gjyqesore te Spanjolle per nje bashkepunim (dyanshmeri) te plote. Ne perfundim ju bejme me dije se nje pergjigje sa me e shpejte nga ana juaj do të shmangte zvarritjen e hetimeve.
Fraksion.com