AktualitetPolitikëTë fundit

Gjosha: Rama duke mos qeverisur, katandisi e shkatërroi vendin

Ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha tha sot se kryeministri Edi Rama duke mos qeverisur ka katandisur dhe shkatërruar vendin, dhe e ka çuar deri në këtë pikë sa janë larguar mbi 700 mijë shqiptarë gjatë vitit të fundit.

Në një intervistë televizive, Gjosha tha se “Tirana do të jetë pikërisht ku rilindja do të marri goditjen më të fortë. Në Tiranë është përqendruar shtresa e mesme dhe më e goditur. Pikat janë shumë të forta sepse lidhja është me qytetarët s’ka nevojë të paguajmë sondazhe. Tirana do ta japë goditjen e merituar për rilindjen”.

E pyetur lidhur me deklaratën e Ramës, Gjosha tha se “në vend që t’u shërbejë qytetarëve në këto kohë të vështirë fatkeqësie, merret me komplote”.

Në lidhje me largimin e anëtarëve të LSI-së, Gjosha tha se  “lëvizjet e tjera si prishin asnjë punë LSI madje u hapin vende të rinjve për të qenë kandidatë dhe do të jenë kandidatë të denjë për të përfaqësuar vendin”.

“Drejt LSI kanë ardhur pafund socialist që sot janë të papërfaqësuar, sepse vendi qeveriset nga rilindja dhe jo nga PS”, u shpreh ajo.

 

Fraksion.com