AktualitetEkonomiTë fundit

Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës së re Tiranë-Durrës dhe arteries së re Tiranë-Rinas!

Pasi kanë kaluar 3 vite projektim, procedurë financimi dhe garë ndërkombëtare është firmosur kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës dhe ndërtimit të nyjes së re Tiranë-Aeroporti i Rinasit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë italiane INC SPA që fitoi zhvillimin e projektit. Për projektin morën pjesë 22 kompani dhe fituese u shpall kompania italiane INC SPA që ka përmbushur kriteret teknike.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është shprehur se ky një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës.

Balluku thotë se punimet do përmbyllen në verën e vitit 2023 dhe do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas. Ministrja tha se do të ndërtohet edhe një arterie e re që do të lidhë Tiranën me Aeroportin e Rinasit, që do të ketë një gjatësi prej 5.7 km dhe udhëtimi do të zgjasë vetëm 12 minua. Ndërsa udhëtimi nga Tiranë në Durrës përmes hekurudhës së re do të jetë 22 minuta. Balluku tha se për ndërtimin e saj do të punësohen 2200 punonjës dhe se hekurudha do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e udhëtimit të pasagjerëve dhe shmang trafikun duke ulur numrin e përdorimit të makinave private.

“Pas një periudhe të gatë rreth 3 vite në firmosjen e marrëveshjes së rehabilitimit të hekurudhës Tiranë -Durrës. Projekti dhe lidhja me aeroportin e Rinasit është prioritet i qeverisë. Linja hekurudhore është e ngarkuar për sa i përket trafikut të pasagjerëve dhe mallrave.  Ne kemi në projekt dhe rehabilitimin e Vorë-Hani i Hotit dhe Pogradec-Korçë duke shtuar edhe Korçë-Kapshticë. Projekti parashikon rehabilitimin nga stacioni i Durrësit që është ekzistues deri tek stacioni i ardhshëm i trenit në Tiranë, që është një projekt që po dizenjohet nga Bahskia Tiranë  dhe ndërtimi i një linje të re hekurudhore prej 5.7 km që do të lidh nyjen me aeroportin e Rinasit.

Arteria e re hekurudhore do të sjellë lëvizjen e pasagjerëve drejt aeroportit duke lehtësuar trafikun nga përdorimin i mjeteve private si dhe do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve Tiranës dhe Durrës gati në 22 minua dhe nga Tirana në Rinas për 12 minuta. Do të punësohen 2200 punonjës.  Punimet do të përmbyllen në verë të 2023 ose për 30 muaj”, tha Balluku.

 

Fraksion.com