AktualitetTë fundit

“Doli pa zemër nga spitali”; Motra e 33-vjeçarit Sula: Po më vrasin; Si e kuptuam që mungonte zemra

Majlinda Sula ka bërë me dije se autopsia definitive në Spanjë nuk ka dalë ende, ndërsa nga ajo shqiptare janë konstatuar se të riut i mungonin disa organe, ndër to edhe zemra, pa të cilën nuk e konstatuan dot shkakun e vdekjes.

Motra e 33-vjeçarit shqiptar, Saimir Sula ka treguar detaje nga kurimi i të vëllait në Barcelonë, i cili u kthye në Shqipëri pa organin e zemrës. Në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, ajo ka treguar historinë tronditëse të vëllait të saj, i cili për më pak se 24 orë u nxorr i vdekur nga spitali në Barcelonë. Majlinda Sula ka bërë me dije se autopsia definitive në Spanjë nuk ka dalë ende, ndërsa nga ajo shqiptare janë konstatuar se të riut i mungonin disa organe, ndër to edhe zemra, pa të cilën nuk e konstatuan dot shkakun e vdekjes.

INTERVISTA E PLOTË: 

Pyetja: Pse humbi jetën?

Majlinda Sula: Ne jetonim në Barcelonë. Vëllai u shtrua në shtëpi, sepse nuk kishte vende në spital. Një pasdite kishte temperaturë. Testi COVID i doli negativ. Hyri në spital për të bërë testin, dhe të nesërmën më telefonoi e më tha: Hajde më merr se po më vrasin. Nuk kam COVID-19 më tha. U paraqita aty dhe nuk hyra dot në spital. Irena Petit më telefonoi që të paraqitesha. MË thanë nuk e dimë pse por ndërroi jetë. U axhitua tha dhe i bëmë qetësues. Ndoshta doza ishte shumë e lartë. I pushoi zemra.

Pyetja: Ishte e shkruar mungesa e zemrës?

Majlinda Sula: U nisa me dyshim në momentin kur më thanë se ndërroi jetë. Nuk kishte arsye. Nuk kishte COVID. Kështu që fillova të dyshoj. I thashë e ke vrarë vëllain tim, i kërkova kartelën klinike. Nuk është e shkruar që mungon zemra. Në 9 maj, ai ndërroi jetë dhe nuk e sillnin dot në Shqipëri. Vonoi deri më 27 maj, trupi gjeti në Gjykatë u bë autopsia. Kur sollën trupin në Shqipëri, ishinm të bindur se kishte ndodhur diçka. Bëmë autopsi në Shqipëri. Dyshonim për neglizhencë. Nuk e dinim që të shikonim trupin.

Pyetja: Dyshimet janë se zemra është hequr në Spanjë apo këtu?

Majlinda Sula: Nuk e kam idenë. Por dyshojmë se ishte e dyshimtë. Ishte shumë mirë, eci më këmbët e tij dhe s’kishte probleme me zemrën. Duhet të presim autopsinë definitive në Shqipëri. Autopsia në Shqipëri ishte më e shpejtë. Kam marrë nga prokuroja dhe OPGJ-ja, Suela Kalavaçi. Më thanë një kopje, por nuk e kam dërguar në Spanjë sepse po pres edhe autopsinë atje. Mund të ketë dalë tani. Nuk pashë arkivol fare. Kisha ditëlindjen. Po e prisja jashtë. Dhe më thanë që ka ndërruar jetë, nuk e dimë pse. Lajmërova Shqipërinë, dhe kërkova autopsi. Nga autopsia rezultoi mungesë organesh, pasi mungon zemra nuk përcaktohet dot arsyeja e vdekjes.

Pyetja: Rikujtoni bisedën e fundit?

Majlinda Sula: Vëllai po mësonte shumë urime për ty në spanjisht. Se kisha ditëlindjen. Unë shkova të merrja vëllain për të festuar ditëlindjen, por më thanë që i ka pushuar zemra. I thashë dërgojeni për autopsi.

Pyetja: Një apel keni?

Majlinda Sula: Kërkova autopsinë, është kryer me vështirësitë e veta, prej COVID. Mjafton që autopsia u bë dhe nxorrën këtë konstatim. Nuk di ç’të them nëse zemra është vjedhur këtu. Se di pse shërben zemra e një personi të vdekur pas 20 ditësh. Atje në spital, po.

Pyetja: Mami e di?

Majlinda Sula: E di, por do ishte mirë mos të përballej me këtë lloj lajmi. I kemi dhënë ndoshta një neglizhencë që mos të mendojë se është trafikuar organi. Unë kaloj shpesh këtu, dhe ndalova sepse dëgjova se po flitej për vëllain tim.

Pyetja: Jetoni në Spanjë?

Majlina Sula: Punoj në shtet, jetoj atje. Në këto 7 muaj, kemi qëndruar më shumë këtej.

Saimir Sula ndërroi jetë në maj të vitit 2020, pasi kishte shkuar në një spital në Spanjë për të bërë testin e koronavirusit. As 24 orë pas shtrimit të tij, motra  është telefonuar nga mjekët spanjollë për të tërhequr trupin e pajetë. Nga autopsia e shqiptare ka rezultuar se kufoma nuk ka pasur disa organe në trup, duke ngritu dyshime për trafikun e tyre. Prokuroria shqiptare ka dërguar letërporosi dhe ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa në Spanjë janë marrë nën hetim 4 mjekë.

 

Fraksion.com