AktualitetPolitikëTë fundit

“Ambasadorja e SHBA ka informacione të sakta”; Juristi Daci: Ka dyshime të arsyeshme, mbështetur në prova se…

Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ në News24 ka deklaruar se mesazhi i ambasadores së SHBA për listat e kandidatëve bazohet në informacione tepër të sakta.

Sipas Dacit, ka dyshime të arsyeshme bazuar në prova se edhe në zgjedhjet e ardhshme do të ndodhë një katrahurë si në ato të mëparshme.

Ai akuzon PS-në se ka qenë në konflikt interesi me ligjin e dekriminalizimit, pasi disa persona me probleme brenda saj nuk e kanë dashur, ndërkohë që vetë si parti ka treguar që zgjedh persona problematikë si në rastin e kryebashkiakëve së fundmi.

”Ligji i dekriminalizimit në fakt u sponsorizua dhe është meritë e PD, sigurisht PS u tregua e hapur ,edhe pse ishte e imponuar.

Për qef nuk do e pranonte, por se pranonin problematikët e vërtetë të PS. Nuk është i kontestueshëm. Është bërë dhe ndryshim kushtetues në 2016. Nuk mund të kapemi tek detaji i ligjit, përgjegjësia individuale etj.

Praktikisht, duhet të kemi parasysh nuk mundet një forcë politike, mesazhi i SHBA është i bazuar në informacione tepër të sakta.

Një forcë politike, aq më pak një mazhorancë që drejton vendin sot, e akuzuar për shërbimet e çunave problematikë, që bëri zgjedhje të njëanshme në 30 qershor. Po pengohen letërporositë prej kohësh, 7 kryebashkiakë i dalën të dënuar më parë.

Partia politike nuk është vetëm shoqatë, por ka përgjegjësinë për vendin. Aq më shumë partia që sot udhëheq. Partia mban përgjegjësi. Pse PS i shkon dora vetëm tek këta problematikët, s’ka pa probleme.

Partitë politike kanë detyrime, 1. Të zbatojë ligjin, për të zgjedhur. As PS s’ka shkopin magjik t’i bëjë testin e të vërtetës. Por ka standardin moral të përzgjedhjes. S’ka pse PS të ketë magnetin e të thithë vetëm këta, sepse këta kanë para nga bota kriminale, çuna problematike pa hesap. Bëjnë sahntazh, blejnë vota, bëjnë presione. Konflikti i hapur në këtë ligj është vetëm ng amazhoranca. Ka dyshime të arsyeshme, bazuar në prova që edhe në zgjedhjet e ardhshme që mund të ndodhë një katrahurë e vogël ose e madhe.”- tha Daci.

 

Fraksion.com