“Vlorën nuk e lë”; Rama tregon ku do kandidojë në zgjedhje: Durrësit i kam një borxh!
Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne selinë e PS në një takim drejtuesit politik në nivel qarqesh.
Në përfundim të mbledhjes me koordinatorët politik në qarqe, kryeministri Edi Rama ndërsa është pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhejet e 25 prillit la të kuptohet se do të jetë në 2 qarqe, në Durrës dhe në Vlorë.
Ai deklaroi se Vlorën nuk e lë.
“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, deklaroi Rama.
Fraksion.com