U kap me Alket Rizain, mediat greke: ‘’Taqi shqiptar’’ i akuzuar për disa vrasje, udhëtonte shpesh drejt Shqipërisë e Anglisë pa probleme
e Rizain brenda automjetit ishte dhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, por që i thërrasin ‘’Taqi shqiptar’’.
Ai është akuzuar për disa vrasje, dhe karvani nis që në 1997, por sipas mediave greke ‘’Taqi shqiptar’’ shpesh udhëtonte pa probleme në Shqipëri, Greqi e Britani të Madhe.
Ditët e fundit ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e tetor 2017 të Roland Shembitrasit, teksa jo vetëm ai në Kretë dyshohet se vrau një të burgosur me bashkëpuntorët e tij, por u shpall i pafajshëm.
Nuk mbetet me kaq, pasi po ky person akuzohet si gjobvënës në Iliopouli të Athinës me një bandë. Ndërkohë Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu dhe kishte dalë, duke befasuar dhe vetë Policinë greke.
Fraksion.com