Programi për shëndetësinë i PD-së, Basha: Hapim fakultet të ri mjekësor, rimbursim të ilaçeve sipas diagnozës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin shëndetësor ku fokusin e ka vënë në rimëkëmbjen e të gjithë shëndetësisë dhe atë që ai e cilëson shërimin e Shqipërisë. Basha tha se misioni i PD-së është të rimëkëmbet vendi dhe të ringjallim shpresën. Basha tha se për këtë program ka punuar me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.
5 pikat e Programi për shëndetësinë i PD-së
1.Pacienti do ta zgjidhë vetë mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku do të kurohet.
2.Qendrat shëndetësore dhe spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale.
3.Paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.
4-Do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri
5-Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale
Basha tha se kur PD të vij në pushtete do të hap një fakultet të ri mjekësisë në vend dhe se do të rris numrin e mjekëve. Basha foli gjithashtu edhe për skemën e rimbursimit të ilaçeve duke thënë se ajo do të bëhet sipas diagnozës dhe jo me skemën aktuale, ku sipas tij lë jashtë shumë persona që detyrohen ti paguajnë nga xhepi barnat mjekësore.
“Do të rrisim numrin e mjekëve nga dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri. Ne do të sigurojmë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane. Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese qe le jashtë saj shume medikamente per njerezit, dhe i detyron ata te paguajne nga xhepi. Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes”, tha Basha
Fraksion.com