Programi i shëndetësisë i PD-së, Basha: 700 euro për infermierët, 1200 euro për mjekët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin shëndetësor ku fokusin e ka vënë në rimëkëmbjen e të gjithë shëndetësisë dhe atë që ai e cilëson shërimin e Shqipërisë. Basha tha se misioni i PD-së është të rimëkëmbet vendi dhe të ringjallim shpresën. Basha tha se për këtë program ka punuar me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.
“T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t’u japim fund dështimeve 8 vjeçare të Ramës. Dhe qe ne të ecim përpara, e keqja duhet të largohet. Që të përparojë ekonomia. Që të permiresohet dhe zhvillohet shëndetësia. Dhe prandaj jemi mbledhur ketu sot së bashku për të folur për shëndetin tonë.
Gjatë prezantimit të programit për shëndetësinë, kryedemokrati Basha ka premtuar rritje të pagave të bluzave të bardha duke thënë se infermierët do të marrin 700 euro dhe mjekët 1200 euro.
“Do të ketë paga dinjitoze për mjekët e infermieret. Me programin tone Shqipëria fiton Shendetesine, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.
Ne keto kohe te veshtira ne e pame, se pavaresisht se ishin lene pas dore, ata u bene heronjtë tanë! Ata luftojnë per ne në vijën e parë! Dhe e meritojnë”, tha Basha
Fraksion.com