Pacientja hidhet nga lartësia, ishte shtruar në spitalin e Vlorës
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Siç raporton Policia e qytetit bregdetar, një 50-vjeçare është vetëherdhur nga lartësia e Spitalit Psikiatrik.
Ajo u transportua me urgjencë drejt urgjencës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com