Ndahet nga jeta Kristaq Katundi, mjeshtri i zërit në Radio Tirana
Ndahet nga jeta mjeshtri i zërit në Radio Tirana, Kristaq Katundi. Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, të cilët i shprehin ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Katundi realizoi teknikisht emisione të tilla si: “Teatri në mikrofon”, “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, “Fjala artistike në mikrofon”, “Emisionet humoristike”, “Radiodramatizimet për fëmijë”, “Teatrin e Fëmijëve në mikrofon”, “Radio-përrallat”, “Teatrin e Kukullave në mikrofon” dhe shumë të tjerë.
Ai është autor i një serie regjistrimesh muzikore, koncerte simfonike, Festivale kombëtare të këngës për fëmijë e të rritur, solistë e grupe të ndryshme popullore e të lehta, ansamble folklorike e muzikë filmash.
Të gjitha janë regjistruar dhe transmetuar cilësisht falë profesionalizmit të mjeshtrit Kristaq Katundi, emrin e të cilit ruan pothuajse çdo regjistrim prej vitit 1972-2014.
“Do kujtohesh përjetë Kristaq Katundi, i përjetësuar në krijimin radiofonik. Pushofsh në paqe MJESHTËR!”, – shkruhet mes të tjerash në një postim të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Fraksion.com