“Më përndjek”, Luana Vjollca përfundon në prokurori për shkak të një…
Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun Luana Vjollca ka përfunduar në prokurori dhe për shkak të një fansi. Prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.
Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares. Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.