Erion Braçe: Ermal Mamaqi dhe Ferdinand Xheferi po bëjnë krim
Moderatori Ermal Mamaqi, këtë të diel ka publikuar një video nga trajnimi “si të bëhemi të suksesshëm në jetë”.
Ajo që vihet re është një sallë e mbushur plot, me njerëz që nuk kanë maskë dhe që në pjesën më të madhe nuk ruhet distanca. Pamjet janë publikuar nga vetë Ermali, ku bien në sy komentet e shumta që kanë kritikuar vendimin për të bërë një organizim të tillë.
Pavarësisht, kësaj, Ermali paralajmëron se ky organizim do të vijojë edhe nesër, “madje më shpërthyes”.
“Ju falenderoj të gjithëve që ishit prezent në ditën e parë të trajnimit “Mendo-Ndrysho-Fito”. Ju sot keni mbjellë farën e suksesit dhe të jetës që dëshironi. Nesër na pret një ditë edhe më shpërthyese”, shkruan Ermali.
Por i ashpër ka qenë në reagimin e tij, zv.kryeministri Erion Braçe, pas publikimit në media të skandalit me Ermal Mamaqin, që ka grumbulluar dhjetëra njerëz duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID. Krim e ka cilësuar Braçe, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot edhe të kreut të PD-së në Durrës, Ferdinand Xheferi. Braçe i bën thirrje policisë që të reagojë.
“Ky eshte krim! Keta nuk jane ndryshe nga gjithkush! Sfida ndaj ligjit dhe rregullave te semundjes kur ajo eshte ne kulm, duhet te marre pergjigje ligjore shembullore! Ky i pari eshte Ferdinand Xhaferi ne Durres dhe Durresi cdo dite eshte i dyti per numrin e infektimeve; Ky i dyti eshte Ermal Mamaqi ne Tirane dhe Tirana cdo dite eshte e para per numrin e infektimeve; shihini; te dy ne ambjente te mbyllura, pa asnje maske te vetme, pa distance e afermendsh,
pa higjene! Eshte kriminale, ne shkelje te plote te ligjit! Eshte sfiduese, arrogante! E padrejte per cilindo tjeter qe zbaton rregullat, cilindo qe infektohet prej tyre, humb jeten;
E padrejte per shkollat-universitetet, ceremonite mortore-te gjitha te mbyllura; E padrejte per kinemate, teatrot, pallatet e sportit, stadiumet-te gjitha te mbyllura. Ky krim me shendetin e njerezve duhet te marre fund! Policia nuk mund te bej sikur nuk sheh kur keta publikojne vete shkeljet e ligjit e mburren! Policia e Shtetit qe ngarkohet nga ligji te bej detyren pavaresisht emrave te ketyre, partive ku jane e ne emer te te cilave fryhen si kokoroca! Eshte neveritese qe shperfillin cdo ligj, bejne kete krim dhe pastaj pellasin: e kane gjendjen jashte kontrolli! Kontroll duan, kontroll do kene”, shkruan Braçe.