Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit në Fier, në vitin 2016 i bën atentat vëllait të tij
Shkëlzen Kastrati, shtetasi i ekzekutuar paraditen e sotme në qytetin e Fierit, është vëllai i Kelmend Kastratit, i cili më 8 janar 2016 mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri dhe ku humbi jetën Denis Kasa.
Tre shokët ishin duke lëvizur me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku.
Ngjarja për të cilën akuzohen Ermal Binjaku, Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj, ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit të vitt 2016, shkruan ‘Ora news’.
Denis Kasa, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit, ishte duke udhëtuar me dy shokët e tij me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku.
Sipas asaj që raportonte policia në vitin 2016, drejtuesi i mjetit (Kasa), ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka tentuar që të largohet, por ka mbetur i vrarë, ndërsa janë plagosur rëndë Kastrati dhe Margariti.
Makina me të cilën ata udhëtonin, është përfshirë nga flakët, kurse autorët e krimit janë larguar me një automjet tip “Toyota” me targa të huaja, i cili u gjet i djegur në rrugën e vjetër Fier-Kolonjë (rreth 2 km larg vendit ku ndodhi atentati).
Pak orë pas ngjarjes së rëndë, policia arrestoi Ilir Memushajn. Ai u kap në aksin rrugor Skelë-Vlorë. Sipas policisë, Memushaj ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip “Audi A4” me ngjyrë të zezë dhe se mjeti ishte marrë me qira në Tiranë.
Familja Kastrati ka probleme me një tjetër familje në Fier dhe policia dyshon se për këtë shkak, kanë ndodhur disa ngjarje të rënda në Fier.
Vëllai i viktimës që u ekzekutua sot, ka qenë gjithashtu i arrestuar nga policia për gjobvënie dhe trafik droge në Belgjikë dhe në Hollandë.
Ai po ashtu ishte vënë nën hetim dhe për një plagosje të ndodhur më herët në Fier.
Sa i përket ngjarjes së sotme, dyshohet se Shkëlzen Kastrati, rreth 42 vjeç, është qëlluar nga afër me disa plumba nga një autor i vetëm, i cili pasi ka kryer krimin është larguar me një makinë tip “Range Rover”, i cili u gjet i djegur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Baltzës.
Fraksion.com