“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në bulevardin Zogu I”; Rama ndan fotot
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga transformimi i bulevardit “Zogu I”. Ai shkruan se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës.
“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës , pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt”, shkruan Rama në “Facebook”, krahaa fotove.
Bulevardi “Zogu I” është transformuar rrënjësisht, përdoret si shëtitore, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara të ndërtesave.
Fraksion.com