Balla: Politikanëve që tradhtojnë zgjedhësit nuk mund t’u besohet më vota
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “politikanëve që tradhtojnë zgjedhësit e tyre nuk mund t’u besohet më vota”.
“Zgjedhjet dhe vota janë ushtrim i autoritetit të sovranit. Gjatë këtij mandati të Kuvendit, 23 muaj më parë deputetë të PD dhe LSI tradhtuan mandatet që u kish dhënë popullit, për hir të një maskarade politike të pashoqe në historinë e vendeve demokratike. Këtyre soj politikanësh që tradhtojnë zgjedhësit e tyre, nuk mund t;u besohet më vota”, tha Balla.
“Luli dhe Monika, Iliri dhe Saliu janë të gatshëm t’ju tradhtojnë përsëri. Demokratët duhet ta dinë se vota për Lulin është votë që i shërben Ilirit dhe Monikës. Dhe mos harroni se Luli gënjeu kur u zotua se do ta çonte shpk-në e Ilir Metës për skrap. Është koha që ta çojmë realisht për skrap LSI-në dhe këta soj politikanësh. Vijojmë takimet në çdo cep të Elbasanit”, shtoi ai.
Fraksion.com