100 anëtarë të LSI-së i bashkohen PS-së: Nuk mund të jemi fasada e Monikës dhe Metës
Në Berat 100 të rinj dhe të reja janë larguar nga Lëvisja Socialiste për Integrim do të marrin sot teserën e Partia Socialiste.
Një prej të rinjve, Altin Kazazi, në një prononcim për mediet tha se “kemi dhënë kontributin tonë për LSI-në që në vitet e para të gjimnazit. Por sot me LSI nuk na lidh me asgjë sepse LSI nuk përfaqëson më asgjë tjetër përveç një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike”.
Kazazi theksoi se “jemi shumë të keqardhur që LSI sot është kthyer në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtor i familjes së udhëheqjes. Mjaft që të përmendim ish kryetarin e Bashkisë dhe kandidatët për deputetë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës”.
“Si mund të bëhemi ne shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë? LSI thotë Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vetë është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Ne nuk jemi fasada e propagandës elektorale te Monikës dhe Metës, prandaj sot të gjithë së bashku kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, po jo nga Shqipëria”, – nënvizoi ai.
“Ne do të regjistrohemi anëtarë të PS aty ku po regjistrohen përditë ata që LSI-në e kishin pasion jo pazar! Çfarë nuk kemi dëgjuar dhe duruar për pazaret e bëra në Tiranë me kontributet tona elektorale! Boll më! Ne do të vazhdojmë të angazhohemi si qytetarë në politikë për Beratin që duam me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Kazazi.
Fraksion.com