AktualitetTë fundit

Polici e përplas në rrugë, drejtuesi i biçikletës ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër.

Raportohet se një polic ka përplasur për vdekje një qytetar, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit humbi jetën 49 vjeçari Agim Shkambaj.

Ai u përplas teksa po ecte me biçikletë nga polici Gjergj Gjeloshi që po udhëtonte me një mjet tip “Fiat”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Policia ka arrestuar kolegun deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkodër/Informacion Paraprak i Policisë:

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com