Orgji me minorene në avionin persona; Publikohen fotot e manjatit të modës
Daily Mail ka publikuar pamje të manjatit të modës, Peter Nygard, i cili e kishte kthyer avionin e tij personal në një vend ku organizonte orgji.
Sipas “Daily Mail”, në disa imazhe ai duket me një vajzë vetëm 17-vjeçe, e cila bën kërcime erotike para tij.
Pamjet u publikuan nga ish-fotografi personal i Nygard, i cili thotë se ky i fundit po përpiqej të rekrutonte edhe vajza të reja, 16-vjeç, për të qenë në mesin e “të dashurave” të tij.
Stephen Feralio u punësua nga 79-vjeçari në vitin 2011 dhe ka regjistruar orë të tëra të festave të tij të shthurura, që ishin rituali i së dielës.
Manjati i modës u arrestua nga autoritetet kanadeze më 14 dhjetor, me një urdhër ekstradimi me kërkesë të qeverisë amerikane, ndërsa akuzohet se ka abuzuar me dhjetëra gra, në një skemë të trafikut seksual
Fraksion.com