“Makina mbi 160 km/orë drejtohej nga viktima”; Video e aksidentit në Vlorë: Policia arrestoi shoqen si shofere
Udhëtimi i dy vajzave përfundoi tragjikisht për njërën prej tyre, mbrëmjen e së martës, në aksin Fier-Vlorë.
Pasagjerja Anxhela Capo 23 vjeç ndërroi jetë në vend, ndërsa shoqja e saj, drejtuesja e mjetit Silvana Muho, edhe ajo 23 vjeç, mbeti e plagosur dhe u dërgua drejt Spitalit rajonal të Vlorës. Më pas ajo u arrestua nga policia.
Nga hetimet paraprake u dyshua se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara.
Në video shihen dy vajzat teksa udhëtojnë në aksin Fier-Vlorë me një shpejtësi “skëterrë”, duke i kaluar 160 km në orë.
Pamjet janë filmuar nga vetë vajzat, 3 minuta para aksidentit tragjik. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës, sipas njoftimit të policisë në orën 19:25 minuta. Ndërkohë që videot e bëra nga vajzat janë në orën 19:22 minuta, pra 3 minuta para përplasjes fatale të makinës me trafik-ndarësen që ishte vdekjeprurëse për 23-vjeçaren.
Fraksion.com