AktualitetTë fundit

Aksident në aksin Koplik-Shkodër, makina përplas për vdekje një 49-vjeçar që udhëtonte me biçikletë

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premte në aksin Koplik Shkodër.

Viktima, shtetasi A.Sh., po udhëtonte me biçikletë kur një automjet e ka përplasur, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ky i fundit u dërgua fillimisht në Spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Aksi ne fjalë mbetet një nga më problematikët ne vend, për shkak te aksidenteve te shumta gjatë gjithë vitit.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Koplik – Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi Gj. Gj. 26 vjeç, ka goditur shtetasin A. Sh. 49 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi A.Sh është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe me pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.Gj është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com