AktualitetTë fundit

Vodhi pacientin në spital; Infermierja e Inifektivit pranon krimin dhe lihet në burg

Infermierja e spitalit Infektiv e cila u denoncua nga emisioni “Stop” në Tv Klan, Ronida Hysa, është lënë në masën “arrest në burg”. Hysaakuzohet se i ka vjedhur një sasi parash një pacienti i cili ishte i shtuar në spital me Covid.

Para gjykatës Hysa ka pranuar krimin dhe është shprehur e penduar. Ajo ka thënë se gjithçka e kishte bërë për arsye ekonomike.

Infermierja u arrestua dy ditë më parë dhe akuzohet se i vodhi një pacienti me Covid, 20 mijë Lekë të reja që kishte në portofol. Më pas ajo i mori edhe kartën e bankomatit në portofol ku ishte shënuar edhe kodi dhe tërhoqi nga llogaria bankare 60 mijë Lekë të reja të tjera.

Ronida Hysa ka qenë pjesë e grupit të dytë të infermierëve që shkuan në Itali për të ndihmuar në përballimin e Covid-19.

Skandali u denoncua në emisionin Stop në Tv Klan, ku djali i të moshuarit që humbi jetën, akuzoi Spitalin Infektiv për vjedhjen./tvklan.al

 

Fraksion.com