Vetëvaret në qeli i burgosuri në Peqin; Ishte prej 20 vitesh në burg për vrasje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e Peqinit. Një i burgosur është vetëvarur në qeli. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gjergj Selimi. Ky i fundit kishte bërë 20 vite burg për vrasje, ndërsa nuk dihet se edhe sa vite burg i kishin ngelur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Fraksion.com