Plagosi gruan me thikë në hotel në Kavajë; Zbardhet dëshmia e burrit: Shokët e saj erdhën në dhomën time dhe…
Një shtetase italiane në Kavajë është plagosur thikë në dorë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar nga burri i saj shqiptar.
Burime nga Policia e Kavajës bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se shtetësja italiane është gërvishtur pak në dorë, ndërsa ndodhet në komisariat për të dhënë të gjitha deklarimet në lidhje me rastin.
Kur ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë duke festuar ditëlindjen në dhomën e saj në hotel me disa të ftuar. Bashkëshorti i saj ndodhej gjithashtu në të njëjtin hotel, por në dhomë tjetër dhe në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Ai u ka kërkuar të ftuarve të bashkëshortes dhe vetë asaj që të pushonin pasi po bënin zhurmë gjatë festës dhe ndërkohë në debat e sipër janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit burri ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar, por për fat të mirë e ka qëlluar në dorë dhe nuk i ka shkaktuar probleme.
Burri i saj është dënuar me “arrest shtëpie” për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, por ende nuk bëhen me dije identitetet e tyre. Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjes dhe Report Tv do t’ju mbajë të informuar në vazhdim.
Fraksion.com