AktualitetTë fundit

Akset rrugore; ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore në veri dhe juglindje

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se akset rrugore në të gjithë vendin janë të kalueshme, por drejtuesit e mjeteve në verilindje dhe juglindje duhet të pajisen me goma dimërore.

“Është punuar për shpërndarjen e kripës për eleminimin e ngricave. Reshjet kanë pushuar në të gjithë territorin. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Drejtuesit e mjeteve, apelon ARRSH, duhet të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

Fraksion.com