Life StyleTë fundit

Saimiri e eleminoi nga programi; Suela zbulon ç’i ndodhi para se të zbulonte vendimin

Në puntatën e fundit të “Love Story”, Suela u eleminua nga Saimiri.

Këtë lajm e bëri të ditur faqja në Instagram e “Love Story”, ku Saimiri ishte shprehur se mes Suelës dhe Flavias zgjodhi këtë të fundit pasi me Suelën nuk ka të njëjtën cikël jete.

Ndërkaq, Suela ka dhënë një intervistë për programin “Daily Love Story” para eleminimit, ku ishte shprehur se nuk ishte në humor sepse i kishin mbyllur Instagram-in.

Si ndihesh në këtë javë të 11-të?

Njësoj si gjithë javët e tjera. E di pak a shumë se çfarë ka ndodhur dhe e di se çfarë do të ndodhi. Do iluminohemi sot gjatë natës. Ma kanë mbyllur instagramin… Unë jam e urtë, por kur është për të debatuar, aty ku më djeg normal që do nxehem dhe kaq. Me Saimirin kemi qenë mirë në fillim, kurse tani mir jemi prap por që jam në karrige.

Momenti më i bukur nga takimet me Saimirin?

Te liqeni që ishim në varkë, takimi i parë. Më ka thënë shumë fjalë por më ka thënë që do kemi shumë takime bashkë dhe nuk e ka mbajtur fjalën.

Kush ka qenë momenti më i bukur për ty në Love Story?

Kur kam hyrë në emision, në fillim fare kur kemi takuar Saimirin.

Kë do të doje të kishe në finale me vete?

Asnjërën, dua të jem vetëm.

 

Fraksion.com