AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Zhvillimi i bujqësisë; Rama: Ulen importet, gjysma e produkteve sot prodhohen në vend; Ekonomi: Eksportet u rritën me 145% krahasuar me 2013-n

Në konferencën e përjavshme për shtyp në Kryeministri ‘Ekonomia në fokus’, është ëprqenruar në sektorin e bujqësisë.

Kryeministri Rama ka dalë para mediave me ministren Milva Ekonomi.  Në një panoramë të punës që ministrja bëri tha se eksportet e produkteteve bujqësore shqiptare janë rritur 145% krahasuar me vitin 2013.

Rama tha se para 8 vitesh raporti Import-Eksport ishte 7 me 1, ndërsa sot është 3 me 1. Rama tha se falë investimeve dhe mbështetjes së fermerëve gjysma e produkteve që importoheshin më parë sot prodhohen në vend.”Edhe në sektorin e Bujqësisë vlen i njëjti parim nëse e shohim me sytë e së ardhmen nuk jemi aty ku duam, nëse e shohim me sytë e të shkuarës ndryshimi është si nata me ditën. Situata sot e cila si në bujqësi dhe në çdo sektor ka shumë për të përmirësuar, është një arsye e fortë për të vazhduar për të shuara para dhe për të mos bërë pas. nuk ka kohë për pushim dhe as për të ndryshuar rrugë, kjo është rruga e drejtë dhe shifrat e fakt4et flasin. E vetmja formulë për t’i bërë gjërat të ndryshojnë vijimësisht dhe për ta bërë të prekshëm për të gjithë është puna këmbëngulëse me besim dhe me durim në rrugën e përcaktuar dhe konfirmuar nga rezultatet e deritanishme. Kur ne kemi nisur këtë rrugë Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1, ishte një raporti 7 me 1, sot është 3 me 1, eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Gjysma e asaj që importohej më parë është zëvendësuar me atë që prodhohet në vend. Kemi një rritje të konsiderueshme të prodhimit në vend dhe kemi rritje të ekspertëve si asnjëherë më parë. Toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 8 vite më parë, që nga mbështetje më vaditjen  dhe investimet te puna. Qeveria garanton që njerëzit që punojnë tokën mbështetja është e shtrirë nga A tek ZH, me mbështetja falas për fermerë me atë që ata deri dje paguanin për taksën e qarkullimit dhe për taksën e mjedisit dhe akcizën brenda çmimit të naftës, mbështetja është e strukturuar në të gjithë nivelin e vet”, tha Rama.

“Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë apo Hong Kong. Produktet e peshkut në vendin tonë kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kanë arritur shifrën rekord të eksporteve prej 100 milionë eurosh.   Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi. Kemi bërë investime në sipërfaqen e tokës arë për ujitje dhe kullim. Janë marrë në konsideratë shumë incentiva fiskale shumë të rëndësishme për fermerin. Heqja e TVSH për farat dhe inputet bujqësore ishte një masë shumë e rëndësishme.  Në sektorin e peshkimit heqja e TVSH ka qenë për shumë e shumë zëra doganorë.

Një lajm tjetër i rëndësishëm është që së bashku me BE-në në janar të këtij viti ka filluar vendosja e ‘bluebox’ në çdo pajisje peshkimi. Sot në vend janë 140 vend grumbullime në të gjithë Shqipërinë. Edhe përmirësimi i shërbimeve në e-albania është një gjë shumë e rëndësishme për fermerët. Kjo është një lehtësi më e madhe që vjen për të gjithë operatorët që punojnë në vend.  Nga skema kombëtare e mbështetjes kanë përfituar rreth 27 fermerë ndërkohë që në skemën e përfitimit të naftës falas kemi vënë në dispozicion të fermerëve 9.5 miliard lekë”, tha ndër të tjera Ekonomi.

Postimi  nga z. Rama:

EKONOMIA NË FOKUS
me Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Frida Krifca, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.

 

Fraksion.com