AktualitetTë fundit

Vrasësi me pagesë që u plagos në Vlorë, porositi atentatin me bombë ndaj ish-Prefektit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në qytetin e Vlorës.

Është qëlluar nga një makinë në lëvizje në drejtim të Marjon Mitros, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt.  Atentati ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, pranë bibliotekës së qyetit “Shevqet Musaraj”.

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë. Ai ka një vit që ka dalë nga burgu dhe lëviste i lirë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai gjendet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarja. Ndërkohë që një automjet land rover është gjendur duke u djegur në aksin Vlorë-Selenicë.

Kush është Marion Mitro

49-vjeçari, Marjon Mitro që është qëlluar sot me armë, përveçse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin me tritol që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Marjon Mitro është arrestuar në janar të vitit 2014. Banda e Tritolit në të cilën ai bën pjesë është akuzuar se ka bërë atentat edhe ndaj ish-deputetit të PD, Ardjan Kollozi. Ngjarja mund të kishte rezultuar tragjike pasi aty pranë kishte shumë kalimtarë të rastit, ndërkohë që një plumb ka përfunduar në xhamin e një dyqani rrobash.

Në periudhën kur ka bërë atentatin, Mitro ka qenë i punësuar për disa vite si Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë. Nga uniformat blu ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për ngjarjen.

Marion Mitro u prangos 6 vite më parë teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ndërsa u dënua fillimisht me 19 vite e më pas ish apeli i krimeve ja uli në 8 vite burg. 49 vjeçari prej 1 viti ishte në liri ndërsa nga ai moment ai kishte rinisur jetën në qytetin e Vlorës pa qenë më një personazh mediatik dhe është liruar pa asnjë njoftim edhe pse konsiderohej një person i rrezikshëm.

 

Fraksion.com