Life StyleTë fundit

Policja shkarkohet pas postimeve në detyrë, gjatë grabitjes së armatosur

Një ish-oficere tërheqëse policie është shkarkuar nga detyra pasi shefat e saj zbuluan një seri videosh në rrjetet sociale që ajo postonte gjatë kohës së detyrës.

Modelja spanjolle u shkarkua pasi kishte postuar në rrjetin TikTok nje video ku shihej e armatosur duke shkuar për reagim, në një grabitje të vërtetë të armatosur. Ajo shihej në pamje duke mbajtur armën e saj e duke buzëqeshur teksa nxitonin me makinë drejt vendit të grabitjes.

Yolanda Moll më parë bënte foto gjysmë të zhveshura për revista meshkujsh, para se të provonte karrierën në forcat e rendit.

40-vjecarja nga Esparreguera, pranë Barcelonës, adhuron të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka marrë pjesë në një program spanjoll njohjesh të reja ku konkuruesit duhet të dalin të zhveshur.

Ajo poston gjithashtu video të pazakonta në rrjetet sociale që i kishin hapur edhe më parë telashe me punëdhënësit.

Por shakaja e fundit me pistoletë në dorë dhe video të tjera për të tërhequr vëmendjen, siato duke gromësitur apo duke kënduar ‘hip-hop’ me uniformën e policisë, i dhanë goditjen finale.

Në videon problematike ajo shihej me pistoletën në dorë në makinën e policisë, duke ulëritur: “Pengmarrje në supermarketin Mercadona, nuk dua të vdes”.

Duke folur më vonë për pamjet Yolanda tha: “Ishte një video që e kisha filmuar për vete por një koleg më bindi ta postoj, nuk ishte diçka serioze. Unë plotësova detyrën time dhe shkova në skenën e krimit. Nuk u futa në supermarket me kameran e celularit ndezur. Çfarë bëra para saj, është puna ime”.

foto galeri foto galeri

Fraksion.com