AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

” Po kryhet transplanti i zemrës së qytetit”; Rama publikon video nga kantieri i rindërtimit të Laçit

Laçi është një qytet i gjithi në kantier që pas tërmetit katasatrofik të 26 nëntorit të 2019-ës.

10 kompani shqiptare e kompania turke Albayrak, me një total prej afro 3000 punëtorësh, janë angazhuar në kantieret e infrastrukturës, blloqeve të reja të banimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen për rilindjen e Laçit, “ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Në këtë qytet janë plot 727 apartamente të reja, të cilat bashkë me blloqet ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, ujësjellësin e ri, 4 shkolla të reja, 2 kopshte të reja, si edhe spitalit të ri e godinës së bashkisë së re, do ta kthejnë Laçin në një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë 🙏

 

Fraksion.com