NATO; Resolute Support Mission: Italia vazhdon kontributin e saj në sigurinë e qëndrueshme të Afganistanit
Italia vazhdon kontributin e saj në sigurinë e qëndrueshme të Afganistanit, përmes Misionit të Mbështetjes së Vendosur të udhëhequr nga NATO.
HERAT (Afganistan) – Më 26 janar 2021, gjeneralbrigade i Ushtrisë Italiane, Alberto Vezzoli, Komandant i Brigadës “Julia” dhe Forcës Shumëkombëshe Tokësore, zyrtarisht dorëzoi komandën e Trainimit, Këshillimit, Asistencës së Komandës-Perëndim (TAAC-W) në Camp Arena te gjeneralbrigade i ushtrisë italiane Beniamino Vergori, komandant i brigadës “Folgore”. Ceremonia u ndoq nga ministri italian i Mbrojtjes Hon. Lorenzo Guerini dhe kryesuar nga gjenerallejtnant i Ushtrisë Italiane, Nicola Zanelli, Zëvendës Komandant i Misionit të Mbështetjes së Vendosur të udhëhequr nga NATO. Shumë mysafirë të tjerë të njohur civilë dhe ushtarakë gjithashtu morën pjesë, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë Civil të NATO-s në Afganistan, Ambasadorin Stefano Pontecorvo dhe ambasadorin italian në Afganistan Vittorio Sandalli.
“Unë e njoh punën e shkëlqyeshme të bërë nga gjeneralbBrigade Vezzoli dhe Brigada “Julia “, nga dita në ditë, krah për krah me kolegët tanë Afganë në rrugën për paqen e përjetshme në Herat dhe në të gjithë vendin,” theksoi gjenerallejtnant Zanelli. Ambasadori Pontecorvo theksoi kontributet e Tranimit, Këshillimit, Komandës së Ndihmës-West dhe Forcës Shumëkombëshe Tokësore në misionin e drejtuar nga NATO dhe njohu punën e tyre drejt përmirësimit të aftësive dhe qëndrueshmërisë së Forcave të Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare Afgane.
“Eshtë e nevojshme të mbrohen fitimet e arritura gjatë 20 viteve të fundit me koston e sakrificës së lartë, gjithashtu në drejtim të jetës njerëzore. Në vitet e kaluara Afganistani ka ecur përgjatë rrugës së rindërtimit. Terrorizmi, megjithatë, mbetet një kërcënim i përhapur dhe sulmet kundër institucioneve të vendit, forcave lokale të sigurisë dhe njerëzve janë një dëshmi tragjike në atë drejtim; ne duhet të punojmë krah për krah me popullin afgan. Kjo është dëshira jonë e përbashkët dhe unë e kam përsëritur atë gjithashtu brenda kornizës së NATO-s, ku së shpejti do të përcaktojmë të ardhmen e misionit”, tha ministri italian i Mbrojtjes Lorenzo Guerini. “Një nga mësimet më të rëndësishme të mësuara është që një paqe e qëndrueshme nuk mund të imponohet: ajo duhet të dalë nga/ dhe të zhvillohet përmes një procesi të përbashkët politik, ekonomik dhe diplomatik. Edhe në këtë fazë shumë delikate, pozicioni ynë nuk ka ndryshuar: Ne do të qëndrojmë në vend me aleatët tanë deri sa të jetë e nevojshme, dhe derisa Institucionet Afgane dhe njerëzit të na kërkojnë ta bëjmë këtë, në përputhje të plotë me angazhimet tona”, shtoi ai.
Fraksion.com