Ish-pedagogu i infektuar me covid hidhet nga kati i 7-të i pallatit; Bie mbi tendën e fast-food-it, shpëton vetëm me një frakturë në krah
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku një person është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa personi që ka tentuar të kryej veprimin ekstrem është i moshës 65-vjeçare.
Top Channel mëson se 65-vjeçari është J.Oga, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka rënë mbi tendën e një fast food-i.
Nga rënia nga lartësia, personi në fjalë ka pësuar vetëm një frakturë në krah.
Sipas burimeve zyrtare, 65-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëvritej në kushte të rënda psikologjike. Mësohet gjithashtu se 65-vjeçari ka qenë ish pedagog.
Fraksion.com