AktualitetTë fundit

Grabitet me armë një farmaci në Tiranë; Autori me bluzë sportive gri dhe me maskë të zezë

Një person, i ri në moshë i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri dhe mban një maskë të zezë.

Këto janë disa të dhëna për autorin e grabitjes së farmacisë mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet, ku një person i maskuar dhe i armatosur ka kërcënuar punonjësen e farmacisë dhe ka marrë xhiron ditore.

Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të tij, teksa janë ngritur disa postblloqe në kryqëzime.

Duke iu referuar burimeve nga policia, sipas “BalkanWeb” dyshohet se është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.

 

Fraksion.com