“Asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar”; Basha: Me Ramën nuk mund të ketë drejtësi të pavarur
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama premtoi drejtësi të pavarur dhe i shpalli luftë korrupsionit, por sipas tij, e kundërta ndodhi.
Basha shprehet se Rama e ka kapur sistemin e drejtësi dhe deri më sot asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar.
“Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur”, shprehet ai.
Basha shton se “në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur”.
Statusi i Bashës:
Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!
Fraksion.com