AktualitetTë fundit

Përmbyset makina në aksin Vlorë-Fier; Trupi i viktimës 22 vjeçare hidhet rreth 300 metra larg makinës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Vlorë-Fier, në fshatin Cerkovinë, i cili ka shkaktuar vdekjen e një të reje, ndërsa një vajzë tjetër është në gjendje kriktike për jetën.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferja  22 vjeçare Anxhela Çapo ndërsa vajza tjetër, Silvi Muha ndodhet në gjendje të rëndë. Makina është përmbysur dhe trupi i viktimës është hedhur rreth 300 metra larg makinës. Trupi i viktimës ende qëndron në anë të rrugës i dërrmuar.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e daljes së makinës nga rruga. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Makina ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është totalisht e shkatërruar. Në vend kanë qenë forca të shumta policie dhe zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të resë dhe të plagosurës.

“Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.

 

Fraksion.com