Rama: Mirëmëngjes me dyert e shtëpive të reja vazhdojnë të hapen njëra pas tjetrës
Rindërtimi vazhdon çdo ditë në të katër programet, banesat individuale, grantet e rikonstruksionit, objektet arsimore dhe themelet e para të pallateve të ndërthurura me infrastrukturën e lagjeve të reja.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot videon nga të tjera familje, të cilat hyjnë në banesat e reja të rindërtuara me kushte dhe standardet më të mira, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
“Mirëmëngjes dhe me dyert e shtëpive të reja që vazhdojnë të hapen njëra pas tjetrës për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Në buxhetin e shtetit për vitin 2021, rindërtimi pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë në 26 nëntor 2019, merr një mbështetje prej 28 miliardë lekësh.
Ndërkohë, 1 mijë familje u futën në banesat e tyre të reja të rindërtuara brenda vitit 2020. Puna për ndërtimin e 4500 shtëpive individuale pritet të mbyllet brenda muajit mars të këtij viti. Ndërsa ka përfunduar edhe ndërtimi i 30 shkollave nga 158 që parashikohet të ndërtohen gjithsej.
Në total qeveria shqiptare planifikon të shpenzojë nga buxheti i shtetit 65 miliardë lekë përgjatë tre viteve 2020-2022.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES 

dhe me dyert e shtëpive të reja që vazhdojnë të hapen njëra pas tjetrës për të prekurit nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë 

Fraksion.com