Përgjimet e “Ndraghetës”; Kreu i SPAK: Do kontaktojmë me autoritetet italiane
SPAK do të nis kontaktet me autoritetet Italiane, lidhur me përgjimet e publikuara pas hetimit të antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku përmendeshin edhe emrat e disa politikanëve e biznesmenëve në Shqipëri.
“Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autoritetet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim” ka thënë Arben Kraja.
Megaoperacioni në Itali çoi në pranga shumë persona të inkrimunuar në grupin “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar të paktën 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.
Antonio Gallo i njohur si “Princi’ i “Ndranghetaa” shtetasi prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në Tiranë./TCH
Fraksion.com