“Përdorni zinxhirët në Korçë”; Erë e fortë dhe reshje masive dëbore, trashësia arrin deri në 15 cm
Vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës. Nga të dhënat e fundit raportohet se trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra.
Njoftimi:
Në Qarkun Korçë gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intesitet të lartë dhe dëbore në zonat +1200m , të shoqëruara edhe me errë të fortë.
Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës varion nga 5 cm – 15 cm.
Po punohet për Mirëmbajtje Dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje. Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhirë ose goma dimërore për mjete e vogla në oret e paradites.
Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike pa probleme.
Nga Kontraktorët po kryer kontrolle dhe pastrime të karexhatës nga ujerat dhe aluvionet .
Puna vazhdon.
Fraksion.com