AktualitetTë fundit

Parashikimi i motit, e hënë 25 janar 2021

Moti ditën e hënë parashikohet kryesisht i vranët paradite si dhe kryesisht orët e mesditës me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta e ato bregdetare.

Në orët e para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më tej në mesditë intensiteti i reshjeve ulët.

Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu me intensitt të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive në të gjithë vendin.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 300 metër si dhe juglindje në lartësitë mbi 800 metër reshje tepër të dendura dëbore në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 5-12m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 22-30m/s. Valëzim i forcës 4-7 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/13 re shi
Kukës 4/10 re shi/borë
Lezhë 8/15 re shi
Dibër 2/7 re shi/borë
Durrës 9/16 re shi
Tiranë 8/15 re shi
Elbasan 6/12 re shi
Berat 5/16 re shi
Vlorë 8/15 re shi
Korcë 1/8 re shi/borë
Gjirokastër 5/10 re shi
Sarandë 6/14 re shi

 

Fraksion.com