AktualitetTë fundit

Ndahet nga jeta profesori i Akademisë së FA, Agim Sulaj

Pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura Agimi Sulaj është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije ministra e Jashtme, Olta Xhaçka ish-ministre e Mbrojtjes.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Xhaçka shkruan se Sulaj me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.

“Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend.

Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve” shkruan Xhaçka.Screenshot_11.png

 

Fraksion.com