Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian me temë: “Zbatimi i Planit të Veprimit për hapjen e negociatave të miratuar në Kuvend me rezolutën e dt. 24.09.2020 mbi “Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe Miratimin e Planit të Masave për Përmbushjen e Përparësive të Përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian”.
Në takim është e pranishme kryetarja dhe nënkryetari i KKIE, znj. Rudina Hajdari dhe zTaulant Balla.
Në pjesën e dytë të takimit, Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, do të raportojë mbi zbatimin e Planit të Veprimit. Do të diskutohet dhe miratohet edhe raporti vjetor i KKIE për vitin 2020.
Fraksion.com